Në vendin tonë sot parashihet mot shumë i ftoftë. Në mëngjes në disa vende edhe reshje të dobëta bore.
Dita do të kalojë me vranësira, por edhe me diell, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.
Ditën e diel, Prishtina Weather njofton për mot të ftoht, me vranësira dhe diell.
E java do të fillojë ftohtë por me diell.
Temperaturat e ajrit këtë fundjavë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin deri në -8C, e në fillim të javës do të rriten deri në -1C. Maksimale do të zbresin deri në -2C, e më pas do të rriten gradualisht deri në +8C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-14m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale./OxygenPress.info