“Ka ende çifte që e bëjnë seleksionimin e gjinisë, nëse kanë vajzë kërkojnë me e abortu”

0
115

Igballe Rogova, themeluese organizatës për arsimimin e gruas “Motrat Qiriazi” ka biseduar për shumë çështje me rëndësi në emisionin “Oxygen”.

Rogova në mënyrë figurative ka treguar se rruga drejt suksesit për gratë ka më shumë pengesa krahasur me gjinënë mashkullore.

“Ka ende çifte që e bëjnë seleksionimin e gjinisë. Nëse kanë vajzë kërkojnë me e abortu. Nëna detyrohet me e abortu sepse patriarkati e detyron, patriarkati edhe po vret. Patriarkati është forcu, sepse sipas tyre burrat e siguruan lirinë e vendit tonë e harrojnë sakrificat e grave në kohëra të vështira.” thotë Rogova.

Igballja ka treguar se një familje me kushte jo të mira financiare, me ato para e shkollojnë djalin sepse djali mund të punësohet më lehtë.

“Edhe në sektorin publik edhe atë privat gratë ballafaqohen me diskriminim duke filluar nga mosha, nga fakti se është grua dhe duhet të qëndrojë në shtëpi, e kur vjen çështja të trashëgimia nuk e njohin punën e sakrificën e gruas. Ne nuk duam t’i marrim të drejtat e burrave, duam barazi.” u shpreh Igballja.

Rogova ka treguar se dhuna në familje është shqetësuese.

Shumë burra duan të sillen mirë me bashkëshorten e tyre, por nuk munden sepse ka të tjerë. Gruaja duhet me e pas pavarësinë ekonomike, që të ketë lirinë. Ka vajza të shkolluara por nuk kanë punësim, ajo detyrohet me e gjet një mundësi ekonomike, me e gjet një burrë. Me pas punësim të barabartë nuk do të kishte ndodhur kjo gjë.” shton Rogova.

Sipas Rogovës situatat ku sundon patriarkati nuk rastisen vetëm në Kosovë, raste të njëjta ka kudo në botë.

“Çiftet të cilat kanë pavarësinë ekonomike janë më të lumtur. Deri vonë nuk kam rastis në një burrë duke e përqafuar fëmijën e tij, tash i shoh me karroca me fëmijët e kjo ma mbush shpirtin. Nuk befasohem me çështjen në Kosovë, në Amerikë vendin më të zhvilluar në botë ka situate të njejta ku sundon patriarkati.” thotë ajo.

Aborti është krim, por është e drejtë e gruas sipas Igballes.

“Në disa vende aborti është krim, por sipas meje është e drejtë e gruas. Ështe trupi i saj, dhe është vendimi i saj aborti, ka shumë shkaqe që një grua e merr këtë vendim duke u nisur nga kushtet financiare, mosha, situatat ku ndodhet gruaja.” shton ajo.

Ngacmimi seksual fillon nga shkolla, e deri në vendin e punës, kjo çështje është shqetësuese sepse kjo ndikon në mirëqenien e femrës është shprehur Rogova.

“ Ngacmimi seksual dhe bullizmi fillon nga shkolla fillore, nga shokët se fillimi duke vazhduar në shkollë të mesme, universitet ku ka ngacmime seksuale të mëdha. Në familjen timë është paragjykuar babai im sepse ka lejuar motrën time të bëhët aktore.” shprehet Rogova.

Shoqata për arsimimin e gruas “Motrat Qiriazi” u themelua në kohërat më të vështira kur gratë kishin nevojë për ndihmë.

“Kur ne filluam menduam se situata e grave në Kosovë ishte e njejtë me situatën si unë dhe motra ime Safete Rogova ishim rritur, por doli shumë keq  dhe aty u motivuam që ne të dalim në ndihmë për gratë të cilat kishin nevojë për shkollim së pari. Njerëzit në Kosovë na kanë ndihmuar shumë, kemi bartur ndihma me kamionë, kemi kërkuar nga gratë të listojnë gjërat ushqimore për ndihma, na thanë që nuk dijmë shkrim dhe lexim. Kjo ishte nisma e shoqatës sonë ku vendosëm të mbajmë kursin për shkrim dhe lexim nga “Motrat  Qiriazi”. Kur u takuam me djalin e Sevastisë, ai më tregoi historinë e nënës dhe tezes së tij, i kërkova të emërtoj shoqatën sipas tyre me kërkesën nga djali që të mos njollos emrin e tyre dhe të kontriboj në arsimimin e gruas.” Thotë Igballja.

Igballe ka thënë se shoqata ka shumë ende deri sa të arrihet barazia gjinore dhe kjo nuk është e lehtë dhe tregoi për protestën të cilën e organizuan në vitin 1998 për të drejta të barabarta dhe paqe.

“Ka qenë rezistencë paqësore, ne nuk luftuam kundër okupatorit por bëmë rezistencë deri kur nxorrën armët. Ne shënuam 8 marsin në vitin 1998  përmes një proteste kur kërkonim ndihmë nga ambasada amerikane me fleta të bardha të cilat simbolizonin paqen dhe faktin që nuk kishim asnjë të drejtë. Ishin 5 mijë veta në atë protesta dhe rreth nesh kishte snajperistë.” thotë ajo.

Për fund Rogova kërkoi që të respektohen të drejtat e grave, duke mos u mohuar ajo e drejtë burrave por të ketë barazi gjinore./oxygenpress.info