“Nëse një prijës fetar deklaron se nuk duhen uruar të krishterët për festat e tyre …… ai është vetëm një shpirtngushtë dhe një mjeran i sojit të vet”

0
546
Nga Xhabir Hamiti, teolog
Nëse një prijës fetar deklaron se nuk duhen uruar të krishterët për festat e tyre, ose e kundërta, kjo tregon se një person i tillë nuk është as besimtar i çiltër dhe i devotshëm i Zotit për çfarë pretendon, as i orientuar në kohë dhe hapësirë. Ai është vetëm një shpirtngushtë dhe një mjeran i sojit të vet.
Nuk ka padituri më të madhe sesa një deklarim i tillë nga kushdo qoftë, e sidomos i një shqiptari të rrethuar me fqinjët e tij të afërt dhe të largët të besimit të krishterë si dhe të besimeve tjera.
Zot ruaje njerëzimin dhe shqiptarët nga pseudo prijësit ”fetarë” të kësaj kategorie!