Ky është fshati më i bukur në Zvicër

0
304

Komunës së Trubit, në kantonin e Bernës, iu dha titulli i “Fshatit më të bukur në Zvicër” 2019. Fshati me territorin e tij të gjerë, i vendosur në mesin e kodrave të Oberemmentalit, ka 1.350 banorë, një qendër të vogël dhe rreth 140 ferma.

Fituesi u dekretua nga lexuesit e botimeve “Schweizer Illustrierte”, “L’Illustré” dhe “Il Caffè”. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehen deri në mes të gushtit dhe në total u morën mbi 37 700 vota. Gandria dhe Meride ishin kandidatët për Ticino.

Fshati më i bukur mbetet në kantonin e Bernës, pas fitores në Oberhofen am Thunersee vitin e kaluar, nënvizuan organizatorët në një deklaratë të premten. Më 2017, Schwellbrunn (AR) dhe Morcote në 2016 triumfuan. Në Marcote prehet aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisi.