111 drunj për lindjen e një vajze!

0
187

Kur lind një vajzë, i tërë fshati mblidhen dhe mbjellin 111 drunj për nder të saj.

Ky është fshati “Pipilantri”. Njihet si fshati ekologjik.

“Pipilantri” ndodhet në qarkun Rajsamand në distriktin Rajasthan, në Indi.

U bë i njohur me iniciativën e mbjelljes së 111 drunjve sa herë që një vajzë lind.

Iniciativë kjo që inkurajon fuqizimin e gruas dhe rritë vetëdijesimin për mbrojtjen e mjedisit.

Kjo iniciativë u mirëprit nga vendasit, ani pse bëhet fjalë për një vend ku lajmet flasin për gra të dhunuara, vajza të martuara pa dëshirën e tyre apo të keqtrajtuara.

Madje, kjo u bë shembull edhe për vendet tjera përreth.

Për këta njerëz, vite më parë lindja e një vajze nënkuptonte fat të keq, kjo u ndryshua në vitin 2006 kur të parit të fshatit i vdiq vajza e tij Kiran.

Që nga ajo kohë fati i keq u përmbys dhe lindja e vajzave festohet me 111 drunj të mbjellur nga prindërit, gjyshërit dhe familjarët e afërm të vajzës.

Mesatarisht çdo vit në këtë fshat lindin 60 vajza, ndërsa gjatë viteve njerëzit këtu kanë arritur të mbjellin më shumë se një çerek milion pemë në pjesën e kullotave të fshatit.

E kjo gjë përveç se ka ndikuar pozitivisht në ambientin e vendit gjithashtu ka ndikuar në rritjen e ekonomisë .

Përveç mbjelljes së drunjve, fshatarët kontribuojnë me 20,000 rupi në mënyrë kolektive, ata marin edhe 10,000 rupi nga familjarët për siguri financiare dhe i depozitojnë në mënyrë që të sigurohet e ardhmja e këtyre vajzave.

Qasja në këtë llogari, u mundësohet kur ato t’i mbushin 20 vjet.

Për t’u siguruar që vajzat të marrin edukimin e duhur, fshatarët i bëjnë prindërit të nënshkruajnë një deklaratë që i kufizon ata që ta martojnë vajzën para se ajo të arrijë moshën ligjore për martesë.

“Eko-feminismi” në këtë vend kishte rezultate shumë të mirë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu