Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje në Ambasadën e Amerikës ne Prishtinë i ka dorëzuar sot QKUK donacionin e radhës

0
90

Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje në Ambasadën e Amerikës ne Prishtinë i ka dorëzuar sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës donacionin e radhës.
Pakoja e ndihmës në mbështetje të sektorit të shëndetësisë në Kosovë, në luftën me pandeminë COVID-19, përmban 200 CPAP maska, 400 matës të oksigjenit e 400 rregullatorë të oksigjenit që montohen në mur dhe kap vlerën e 52 mijë eurove.

Donacionin e kanë pranuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, të cilët falënderuan donatorin për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës, veçmas gjatë periudhës së pandemisë.