Zhvendoset një xhami 610 vjeçare

0
57

Një xhami e shekullit të 15’ në Turqi është ndarë në tri pjesë dhe është transportuar nga robotë lëvizës për në vendin e saj të ri.

Punëtorët ndërtues thyen muret, të cilat ishin mbajtur së bashku për qindra vjet, në mënyrë që të mund të ruanin pjesët e xhamisë në platforma për transport.

Pjesa e fundit prej 2 mijë e 500 ton, e xhamisë ‘Eyyupi’ është nxjerrur jashtë qytetit të lashtë ‘Hasankeyf’ në provincën e Batman të Turqisë pasi dy pjesët e tjera u zhvendosën muaj më parë.

Fotografitë treguan pjesën përfundimtare të xhamisë që po tërhiqet nga robotë të fuqishëm duke përdorur më shumë se 300 ‘rrota’të mjetit robotik.

4.600 ton të xhamisë janë zhvendosur në fushën e re kulturore të Hasankeyf, një vend i veçantë i caktuar për të. Së bashku me xhaminë 610 vjeçare, po tërhiqen në vendin e krijuar në vitin 2017.

Një vepër kolosale guri e quajtur Zeynel Bey Shrine u zhvendos duke përdorur teknologji të ngjashme vitin e kaluar.

Përveç xhamisë në këtë vend ekzistojnë edhe struktura të tjera historike të adhurimit të krishterë dhe myslimanë, si dhe një kështjellë e lashtë bizantine./Ndertimi.info/OxygenPress.info