‘Zëri i Kosovës’ do të dërgojë vallen shqipe në Arabinë Saudite

0
154

Një sukses i Ansamblit ‘Zëri i Kosovës’ do të jetë pjesëmarrja në Festivalin Botëror Fing Abdulaziz Camel Festival në Arabi Saudite.

Nën dirigjimin dhe koreografinë e profesorit Dilaver Kryeziu, ky Ansambël do të udhëtojë nga data 8 deri me 19 mars për në Riad të Arabisë Saudite.

Dilaver Kryeziu, ka njoftuar se  pjesëmarrja e tillë është mjaft e rëndësishme për Ansamblin e të rinjve e të rejave në Fushë Kosovë.

Ansambli do të performojë disa valle me motive shqipe.

Kryeziu, në anën tjetër, do të vazhdojë qëndrimin e tij sepse do të ligjërojë në dy Universitete në Arabinë Saudite për kulturën, traditën, folklorin dhe vallen shqipe. Udhëtimin në fjalë do ta mundësojë Komuna e Fushë Kosovës. /Kult/OxygenPress.info