Zemra ka stimuluesin e saj kardiak rezervë

0
118

Zemra ka një stimulues kardiak natyror “rezervë”, që mund të gjenerojë një puls dhe të kontrollojë rrahjet e zemrës, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Mançesterit, që ka identifikuar SAP (stimuluesin kardiak rezervë) në gjendje të zërë vendin e nyjes sinoatriale, me të cilën zemra gjeneron sinjale elektrike që e bëjnë atë të rrahë.

“Ky studim ndryshon plotësisht kuptimin tonë se si funksionon zemra dhe është shumë frymëzues”, tha Halina Dobrzynsky, një nga studiueset që drejtoi hulumtimin.

Nyja sinoatriale është një grup qelizash që gjenden në murin e djathtë të veshit të zemrës, që kanë aftësinë të prodhojnë në mënyrë spontane impulset elektrike, që bëjnë zemrën të rrahë.

Kur ajo nuk funksionon siç duhet, rrahjet e zemrës mund të ngadalësohen, duke shkaktuar disapne dhe humbje ndjenjash.

“Para këtij studimi, mendohej se nyja sinoatriale ishte vendi kryesor i aktivizimit në zemër. Kur kjo mungonte, mendohej se nyja atrioventrikulare, më afër barkushes së zemrës, hynte në punë. Tani, në vend të kësaj, ne njohim një vend tjetër, stimuluesin kardiak ndihmës të zemrës”, shpjegon Luca Soattin, bashkautor i studimit./ATSH