Zemaj ka thënë që ilaçi Remdesivir anti-COVID, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë

0
260

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që ilaçi Remdesivir anti-COVID, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë.

“Shumë shpejt edhe kjo di t’i vijë në ndihmë sadopak qytetarëve dhe ju preferohet terapia e mjekëve, ka kosto, por ne sadopak me atë buxhet që e kemi shumë shpejt do të vije”, tha Zemaj.

Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës në spitalin e fëmijëve, që është donacion nga Emiratet e Bashkuara.

“Kjo qendër është në përfundim, kjo përkrahje që e ka një shumë të konsiderueshme është ndihmë e madhe për kursimin e qytetarëve tanë. Kjo përkthet në obligim që ne të punojmë më shumë dhe të kemi angazhime shtesë.

Zemaj ka folur edhe për funksionalizimin e spitalit COVID-19, tha se janë duke punuar sipas rekomandimeve të ekspertëve, por nuk ka dhënë datë se ku funksionalizohet.

“Janë procedura dhe unë jam idhëtar i ndjekjes së procedurave, dhe planifikimi është duke ecur sipas komisionit dhe dje ose pardje e kanë dorëzuar pjesën kryesore dhe janë në konsultim ekspertët që duhet të trajtojnë pacientët Covid-19 dhe interesimi jonë është që pasi të përfundojë pandemia ai objekt të kthehet si qendër emergjente. Qeveria e Kosovës ka ndarë 39 milionë euro për komuna dhe ata duhet të na ndihmojnë”./KlanKosova