Zemaj falënderon patnerët ndërkombëtarë për ndihmën që kanë dhënë për shëndetësinë

0
42

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka falënderuar parterët ndërkombëtarë për ndihmën që ata i kanë dhënë shëndetësisë në kohë pandemie.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tim, nëpërmjet këtij mesazhi dua t’i falënderoj partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët, përfaqësuesit e zyrave diplomatike, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, për gjithë ndihmën që na kanë dhënë për shëndetësinë, në veçanti gjatë pandemisë”.

Zemaj ka thënë se janë bashkë në luftën kundër COVID-19.

Ai porositi qytetarët që festat e fundvitit t’i kalojnë në shtëpi.

“Bashkë në luftën kundër #COVID-19 Faleminderit! #feston’shtëpi”.

.