Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër në Japoni

0
36

Yoshihide Suga, 71 vjeç, u zgjodh sot nga Parlamenti si kryeministri i ri i Japonisë, duke zëvendësuar Shinzo Aben, i cili dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Përbërja e qeverisë së tij do të njoftohet më vonë gjatë ditës.

Suga, i cili fitoi triumfalisht zgjedhjet e brendshme të Partisë Liberal-demokrate (PLD) të hënën për t’u bërë udhëheqësi i saj i ri, u zotua se do të vazhdonte politikat e paraardhësit të tij, i cili kishte qenë në pushtet që nga fundi i vitit 2012.