“Xhudistët janë heronjtë e Kosovës”

0
56

Xhudistëve kosovarë, tashmë të njohur botërisht, do t’u krijohen kushte të volitshme infrastrukturore. Ky është zotimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili priti sot në takim xhudistët në krye me trajnerin Driton Kuka.

Haradinaj i quajti ata gjeneratë e artë e xhudos, dhe tha se ata janë heronjtë e Kosovës.

Gjeneratës së artë të xhudos me normë olimpike të prirë nga strategu Driton Kuka, pata kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të thella, për ngritjen e Kosovës në brend botëror në këtë sport. Vetëm këtë vit i kanë sjellë vendit 21 medalje, duke e lartësuar flamurin tonë. U zotova se heronjtë tanë, që na bëjnë krenarë dhe na japin vullnet për të tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara, nuk do t’i lëmë vetëm në këtë maratonë suksesesh, duke u krijuar me urgjencë kushte të volitshme infrastrukturore”, tha Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu