”WhatsApp” kufizon shpërndarjen e mesazheve

0
49

Aplikacioni i postës së mesazheve i kompanisë ”WhatsApp”, degë e Facebook bëri sot të ditur vendimin e saj për të kufizuar shpërndarjen e mesazheve si pjesë e fushatës në luftën kundër ‘’fake news’’.

Në korrik, ”WhatsApp” instaloi masa mbrojtëse në Indi, kryesisht kufizimin e numrit të përdoruesve për shpërndarjen e një mesazhi. Kompania lançoi një fushatë publicitare në gazeta për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me lajmet e rreme.

Vendimi u mor pas kritikave të ashpra të qeverisë indiane e cila reagoi pasi turma të revoltuara vranë të paktën 25 persona në një vit për shkak të zërave që qarkullonin në ‘’WhatsApp’’, në një shtet i cili numëron 200 milionë përdorues aktivë në muaj.

‘’WhatsApp’’ njoftoi se vendosi të zgjerojë këtë masë në rrethin e përdoruesve të saj pasi sondazheve të kryera në një hark kohor gjashtë mujor./Atsh