Von der Leyen: Të hapen menjëherë negociatat me Shqipërinë

0
82

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u kërkoi liderëve Bashkimit Evropian që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo theksoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Evropian nuk është i pranishëm në rajon.

Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Von der Leyen tha se Evropa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.

“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”, theksoi ajo. Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.Ajo paralajmëroi se nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte i vetmi udhëheqës i Bashkimit Evropian që bllokoi bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian.