Von Cramon thotë se s’do ta përdorte një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

0
416

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nuk do ta përdorte një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë.

Ajo kështu ka thënë pas një interviste që i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë ku shihet një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

“Jo e dobishme. Unë nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo sigurisht nuk është zyra ime”, ka shkruar Von Cramon në llogarinë e saj në Twitter.