Vlerat e cilësisë së ajrit edhe sot do të rriten në të pashëndetshme

0
41

Ditëve në vijim do të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, derisa orëve të mëngjes në vise të ulëta do ketë mjegull. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por mbeten mbi vlera mesatare.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe sot do të rriten në të pashëndetshme, e në fundjavë pritet të zbresin përreth vlerave të pranueshme, pasi që parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të mundësojë shpërndarjen e ndotësve të grumbulluar në shtresa të ulëta atmosferike.

22.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, kryesisht me vransira, në ultësira me mjegull. DItën vransira të ndryshueshme. Erë e lehtë verilindore 1-3m/s, e në perëndim të vendit drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 1.
23.11.2019 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe mjegull në ultësira. Ditën priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.