Vetëm 34-vjeç, kush është kryeministrja e re e Finlandës

0
319

Finlandë- Është vetëm 34-vjeç por tashmë do të drejtojë një shtet të tërë, Finlandën. Fjalën e kemi për Sanna Marin, e cila është kryeministrja më e re në botë. 34-vjeçarja u zgjodh për të udhëhequr qeverinë, pas dorëheqjes së Antti Rinne.

Kush është  Sanna Marin?

Ajo është e diplomuar në master në Shkencat Administrative në Universitetin Tampere. Kur ishte 27 vjeç u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj. Në 2015 u bë deputete dhe më pas ministre e Transportit. Marin do të jetë kryeministrja e tretë femër në vendin nordik. 34-vjeçarja do të  udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë me pesë parti të kryesuara nga gra.

“Ne kemi shumë punë për të rindërtuar besimin. Asnjëherë nuk kam menduar për moshën apo gjininë time, mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”, është shprehur ajo për këtë detyrë të re.

Ajo u rrit nga një nënë beqare dhe është personi i parë në familjen e saj që shkoi në universitet. Ajo është rritur me nënën dhe njerkun e saj në një banesë me qera. Tashmë ajo është bërë nënë vetë dhe ka një vajzë, 22-muajshe.