Vështirësi serioze pas bllokimeve nga dëbora

0
258

Dhjetëra shoferë kaluan natën në automjetet e tyre, të bllokuar nga dëbora, në një autostradë në veriperëndim të Gjermanisë, njoftoi sot policia lokale.

“Këta shoferë dhe drejtues kamionësh u bllokuan për rreth 30 kilometra në autostradën A2 pranë Bielefeld (Nordrhein-Westfalen) për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Gjermani për më shumë se 48 orë”, sipas policisë.

Disa kamionë dolën nga rruga për shkak të gjendjes së rrugës, duke bërë që autostrada të mbylleJ në të dy drejtimet.

Shumica kanë kaluar rreth 16 orë në automjetet e tyre, në të ftohtë. Forcat e shpëtimit u siguruan atyre batanije dhe pije të nxehta.

“Do të duhet shumë kohë që bllokimi i trafikut të zbutet”, shtoi një zëdhënëse për qendrën e kontrollit të autostradave në rajon.

Shoferët ishin gjithashtu të bllokuar për një pjesë të natës në Gjermaninë qendrore në autostradën A4.

Ministri i Transportit, Andreas Scheuer u bëri thirrje banorëve të Gjermanisë veriore dhe qendrore të shmangin daljet me makinë të paktën deri të mërkurën.

Ndërkohë, dëbora krijoi probleme të mëdha edhe në Dortmund.

Operatori i fluturimeve për Dortmundin tha se fluturimet e planifikuara do të devijoheshin në aeroportet e tjera.

“Ne po punojmë për të marrë situatën nën kontroll”, shkroi aeroporti në Twitter./ATSH