Vendi që ka shitur 200 milionë “smartphone” gjatë vitit 2018

0
56

Gjiganti i telefonisë Huawei pret të tejkalojë 200 milionë “smartphone” të shitur gjatë vitit 2018, sipas presidentit të kompanisë Mobile, He Gang gjatë prezantimit të pajisjes ”Nova 4”.

Parashikimet vijnë në një kohë të vështirësive politike për kompaninë me arrestimin e Meng Wanzhou, drejtoreshë financiare dhe vajza e themeluesit dhe CEO i Huawei, e cila më pas u lirua me kusht pas pagesës prej 7,5 milionë dollarësh.

”Dërgesat e kombinuara globale të dy markave të smartphoneve në pronësi të gjigantit kinez Huawei and Honor, do të arrijnë 200 milionë deri më 25 dhjetor. Dhe në atë ditë kompania do të nisë një telefon me edicion special’’, raportohet nga ”South China Morning Post”.

Kompania Huawei arriti Apple në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti duke u bërë furnizuesi i dytë më i madh i smartfonëve në botë pas Samsung./Atsh/OxygenPress.info