Vendi më i lumtur në botë

0
184

Historikisht vendet Nordike njihen si vendet me njerëzit më të lumtur.

Në vendin e parë vitet e kaluara ishte Norvegjia sipas statistikave të OKB-së, mirëpo jo edhe këtë vit.

Finlanda ka kapërcyer Norvegjinë duke u bërë kombi më i lumtur në tokë.

Raporti i “Lumturisë Botërore” të vitit 2018 po ashtu tregon rënien e vazhdueshme të SHBA-së, pasi ekonomia më e madhe në botë po lufton me një krizë në rritje dhe gjithashtu është vërejtur se një numër i madh i amerikanëve po abuzojnë me substancë narkotike dhe medikamente kundër depresionit.

Studimi zbuloi se SHBA-ja ka rënë në vendin e 18-të, pesë vende më poshtë se në vitin 2016.

Katër vendet e para janë nga vendet Nordike, me Finlandën në krye të ndjekur nga Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

Finlanda është cilësuar si vendi më i sigurt, i lirë dhe sigurisht i lumtur.

Për herë të parë OKB-ja gjithashtu shqyrtoi nivelin e lumturisë së emigrantëve në çdo vend, rezultoi që edhe në këtë aspekt Finlanda mban vendin e parë.

“Finlanda ka kaluar nga vendi i pestë në krye të renditjes këtë vit”-, thanë autorët e raportit, megjithëse vunë në dukje se tre vendet e tjera nordike, por edhe Zvicra  kanë rezultate pothuajse të njejta.

Botimi vjetor i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, tha se të gjitha vendet nordike fituan shumë pikë për shkak të të ardhurave të larta për kokë banori, jetëgjatësi të shëndetshme, mbështetje sociale, liri, besim dhe bujari.

Një vend me 5.5 milionë njerëz që vetëm 150 vjet më parë vuajtën urinë e fundit të shkaktuar nga Europa.

Është renditur si vendi më i qëndrueshëm, më i sigurt dhe me qeverisjen më të mirë në botë.

Finlanda renditet si një nga vendet më së paku të korruptuar dhe me progresin më të madh social.

Policia luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e këtyre njerëzve, ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar komunitetin.

Në vendet nordike në përgjithësi njerëzit paguajnë taksat më të larta në botë, por si kthim ata marrin një mbështetje të gjerë publike për këtë gjë sepse njerëzit i shohin ato si investime në cilësinë e jetës për të gjithë.

Kujdesi shëndetësor është falas ndërsa arsimit i kushtohet rëndësi e veçantë.

Arsimi është gjithashtu falas për të gjithë duke përfshirë shkollimin fillorë deri në atë të lartë.

Gjithsej 156 vende morën pjesë në këtë anketë, e cila është përpiluar me metodën e sondazheve Gallup duke i’u kërkuar njerëzve të vlerësojnë aspekte të ndryshme të jetës së tyre në një shkallë nga 0 në 10. /Oxygennpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu