Vdes marinari nga fotoja e famshme e vitit 1945

0
61

Ka vdekur në moshën 96 vjecare, George Mendonsa, marinari  amerikan, i fotografuar derisa  puthte një grua në sheshin Times, duke festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Vajza e tij i tha medias lokale se Mendonsa kishte një sulm në zemër. Mendonsa ishte xhiruar duke puthur Greta Cimer Fridman, një asistente dentare në një uniformë infermiere, në Neë York Times Square më 14 gusht 1945, në ditën e kapitullimit japonez.

Fotografia e Alfred Eisenstadt është bërë një nga më të famshme të shekullit 20. Vetëm vite më vonë u konfirmua se Mendonsa dhe Friedman ishin në lidhje, transmeton KosovaPress. Mendonsa vdiq dy ditë para ditëlindjes së 96-të, ndërsa Friedman vdiq në vitin 2016, në moshën 93-vjeçare.