Vazhdon pritja, Vetëvendosja dhe LDK-ja pa marrëvedhje

0
42

As sonte nuk është nënshkruar marrëveshja për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se në takimin e sontëm këto dy parti janë marrë vesh që nga nesër të kenë takime të çdoditshme, njofton Klan Kosova.

“Sot kemi pasë takim të gjatë, por besoj mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshjen që pritet të arrihet mes të dy subjekteve politike”.

“Jemi dakorduar që të vazhdojmë takimet në baza ditore derisa të përmbyllim bisedimet. Kaq u dakorduam sonte”.

Pas takimit ka folur edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka njoftuar se nesër do të jetë takimi i radhës mes këtyre dy partive politike për të vazhduar tentativat për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.