Vasfije Krasniqi ka një porosi për gratë dhe vajzat në Kosovë

0
80

Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosoves ju inkurajoj të ngritni zërin dhe të kërkoni drejtësi. Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimim e merituar!”, ky është shkrimi i Vasfije Krasniqit, të cilin e ka postuar në rrjetin social facebook.

E këto fjali nga Krasniqi vijnë pas rastit që u publikua dje në media, për abuzimin e një vajze 16 vjeçare nga Drenasi.

Viktima e dhunës seksuale, e cila publikisht rrëfei tmerrin e përjetuar nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka thënë se ky rast është një tmerr, për të cilin vështirë të gjejë fjalë për ta përshkruar./OxygenPress.info