Varianti i ri i Covid mund të jetë 30% më vdekjeprurës

0
121

Varianti i ri i Covid në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë deri në 30% më vdekjeprurës sesa virusi i mëparshëm.

Në një komunikim për mediat, Patrick Vallance, mjek, shkencëtar dhe farmakolog klinik në Britaninë e Madhe i cili shërben si Këshilltari Kryesor Shkencor i qeverisë që prej marsit të vitit 2018, tha se varianti i ri, për të cilin besohej se thjesht është më i transmetueshëm, ka gjasa të jetë edhe më vdekjeprurës.

Në deklaratën e tij (via Guardian), Vallance tha se me variantin e vjetër, për grupmoshat mbi 60 vjeç ndërronin jetë 10 në 1000 banorë, ndërkohë që me variantin e ri, ndërrojnë jetë 13 ose 14 njerëz.

Ai u shpreh se pritet ta shohim këtë ritëm edhe në grupmosha të ndryshme. Vallance theksoi se ekziston pasiguri rreth këtyre numrave, por duket se ka një rritje të vdekshmërisë, si dhe të transmetueshmërisë. Përsa i përket ashpërsinë dhe vdekshmërinë, ai tha se të dhënat për pacientët në spitale, rezultuan njësoj për të dy variantet.

Sidoqoftë, me këdo që ka rezultuar pozitiv, ka prova të një rreziku në rritje nëse është i infektuar me variantin e ri.

Dy ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se varianti i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar në të paktën 60 vende, por ky variant nuk është i vetmi që po qarkullon.