Vaksina Pfizer/BioNTech krijon ‘90% imunitet’ pas 21 ditësh nga marrja e një doze të vetme

0
66

Analiza e re bie ndeshë me studimin e mëparshëm i cili sugjeroi që një dozë mund të mos japë mbrojtje adekuate.

Një dozë e vaksinës Pfizer / BioNTech u jep njerëzve rreth 90% mbrojtje nga Covidi pas 21 ditësh, sipas një analize të programit të vaksinimit masiv të Izraelit, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.

Analiza e të dhënave, e kryer nga studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore me financimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar bie ndeshë me një studim të mëparshëm nga Izraeli, i cili sugjeroi që një dozë mund të mos japë mbrojtjen e duhur.

“Ne zbuluam se efektiviteti i vaksinës ishte ende pothuajse zero deri rreth 14 ditë pasi njerëzit u vaksinuan. Por pastaj pas ditës së 14-të, imuniteti u rrit gradualisht nga dita në ditë në rreth 90% në ditën 21-të dhe më pas nuk u përmirësua më tej. I gjithë përmirësimi tjetër i vërejtur ndodhi pas injeksionit të dytë”.

“Kjo tregon se një dozë e vetme e vaksinës është shumë mbrojtëse, megjithëse mund të duhen deri në 21 ditë për ta arritur këtë” tha profesor Paul Hunter.