Vaksina Covid-19 e Rusisë është vendosur të testohet tek mbi 40. 000 njerëz në të gjithë vendin

0
45

Vaksina e mundshme, e quajtur Sputnik V, tashmë është aprovuar nga autoritetet ruse pas dy muajve të provave dhe hulumtimeve klinike në shkallë të vogël – rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike ende shkruan The Independent.

Poashtu, testuar vetëm në disa dhjetra njerëz deri tani, përfshirë vajzën e vetë presidentit Vladimir Putin – shkencëtarët rusë tani do të mbikëqyrin testet mbi dhjetëra mijëra njerëz në 45 qendra mjekësore në të gjithë vendin.

Procesi i testimit në masë do të mbikëqyret nga një organ hulumtues i huaj kur të fillojë javën e ardhshme dhe të dhënat do të publikohen në një ditar akademik më vonë këtë muaj, thanë mbështetësit e projektit gjatë ditës së enjte.

“Një gamë e vendeve po zhvillojnë një luftë informacioni kundër vaksinës ruse,” tha për një konferencë Kirill Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve Direkte që po mbështet këtë vaksinë.

Dmitriev nuk dha detaje të organizatës së huaj kërkimore që do mbikëqyr projektin për të siguruar që mbledhja e të dhënave është plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare – por të dhënat e pretenduara do t’i jepen Organizatës Botërore të Shëndetësisë – përfundoi ai./GazetaShneta