“Unë po rris një djalë, që vajza jote nuk do frikësohet nga ai kur të jetë në rrugë e vetme”

0
127

Unë po rris një djalë,
që vajza jote nuk do frikësohet nga ai kur të jetë në rrugë e vetme.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote nuk do e mbajë çantën e saj të shtrënguar, nga frika se ai mund ta grabisë.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote nuk do ketë frikë të kthehet natën në shtëpi nga shkolla apo puna, apo nga cilido vend ku të ketë shkuar.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote nuk do frikësohet kur ai të përkëdhelë fëmijën e saj të vogël në park.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote nuk do e ndryshojë rrugën e saj, kur të ndeshet me të, nga frika se ai mund ta përdhunojë.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote mos të detyrohet të mbajë në duar çelësa, apo mjete të tjera që të mbrohet në rast rreziku.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote nuk do jetë e detyruar të thotë “kam të dashur” vetëm që ta largojë nga vetja.
Unë po rris një djalë,
që vajza jote do jetë e sigurt të një ambient me të.
Unë po rris një djalë,
që nëse vajza jote dhe ai, do ta dashurojnë njëri-tjetrin, nuk do të kesh frikë se një ditë, ajo mund të të kthehet në arkivol.
Unë po rris një djalë,
që do vazhdojë të edukojë nipërit e mi në të njëjtën mënyrë siç po e edukoj unë atë.
Nuk mund të ndryshojë mentaliteti i shoqërisë së dhunshme, nëse nuk fillojmë të ndryshojmë mënyrën se si i edukojmë fëmijët tanë, e veçanërisht djemtë tanë!/Shprehje te Librave