Tuna publikon sonte albumin ‘Fortuna’ me koncert LIVE

Këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur për publikun me emrin Tuna, ka vendosur që të mbledhë bashkëpunëtorët më të mirë për të punuar në albumin e saj të parë pas shumë kohësh.

Është konfirmuar se emri i albumit është ‘Fortuna’ dhe se do të ketë shtatë këngë të reja, të punuara nga Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov.

Poashtu, në këtë album do të kemi edhe rikthimin me këngë të Armendit, i cili do të vijë në një këngë në bashkëpunim me Tunën.

 

Këtë album Tuna e publikon në ditën e veçantë të gruas, më 8 mars, me një koncert të madh në Shkup.

Këngëtarja do të performojë në Filharmoninë e Maqedonisë në Shkup, ndërsa koncerti është me ftesa, të cilat tashmë janë shpërndarë.