Trump e quan Koronavirusin si ‘virusi i Kinës’

0
167

Ka të ngjarë që ju tashmë e keni parë këtë imazh të famshëm nga fotografi i Washington Post, Jabin Botsford, në të cilin ai kap shënimet e presidentit Donald Trump gjatë konferencës që ai pati në lidhje me coronavirusin të enjten.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, e ka zëvendësuar fjalën “corona” me fjalën “kineze”.

Ky modifikim është pjesë e një përpjekje të bashkërenduar nga presidenti dhe disa në administratën e tij për të ndryshuar botëkuptimin e publikut për këtë si një pandemi globale që është përgjegjësia e çdo e një kombi, Kina e bëri këtë, shkruan CNN.

I pyetur të mërkurën në lidhje me ndërrimin dhe si u referua virusit, Trump u përgjigj në këtë mënyrë:

“Nuk është aspak raciste, jo, aspak. Ai vjen nga Kina, kjo është arsyeja pse unë dua të jem i saktë. … Kam dashuri të madhe për të gjithë njerëzit nga vendi ynë, por siç e dini Kina tha në një moment … se coronavirusi ishte shkaktuar nga ushtarët amerikanë. Kjo nuk mund të ndodhë, nuk do të ndodhë, jo për aq kohë sa unë jam president. Ai vjen nga Kina”.

Siç ka raportuar më parë CNN, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka shtyrë publikisht një teori konspirative që ushtria amerikane mund të kishte sjellë coronavirusin në Kinë.

Dhe disa elementë të mediave kineze – përfshirë qeverinë e saj – duket se janë të përfshirë në një përpjekje për të ngritur pyetje në lidhje me origjinën e virusit.

“Po, sigurisht Donald Trump po e quan coronavirusin si ‘virus i Kinës’ për arsye politike”, ka thënë annalisti amerikan dhe redaktori i CNN, Chris Cillizza.