Trump dhe Biden përballen në debatin e fundit presidencial

0
117

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat Joe Biden kanë planifikuar të përballen në debatin e tyre të fundit, sot në mbrëmje, para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Dueli televiziv do të zhvillohet nga ora 21:00 deri në 22:30 në Nashville, në shtetin e Tenesit.

Komisioni përgjegjës për organizimin e debateve ka ndryshuar rregullat duke fikur mikrofonin e një kandidati në mënyrë që tjetri të ketë dy minuta kohë të pandërprerë për t’iu përgjigjur fillimisht pyetjeve të moderatorit.

Organizatorët shpresojnë që rregulli i ri do të parandalojë kaosin dhe ndërprerjet e shpeshta që shënuan debatin e parë presidencial muajin e kaluar.

Trump ka sulmuar vazhdimisht komitetin e debateve duke akuzuar edhe moderatoren Kristen Welker për favorizimin e Biden./ATSH