Tre fëmijë të sëmurë me Covid-19 po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

0
82

Tre fëmijë të sëmurë me Covid-19 po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Drejtoresha e Klinikës Dr. Drita Telaku ka deklaruar për Gazetën Shneta se fëmijët janë në gjendje stabile.

“Fëmijët janë në gjendje stabile, janë duke u trajtuar me terapi. Nuk janë me oksigjen”, ka thënë Telaku.

Ajo ka treguar se njëri nga fëmijët është i moshës 2-vjeçare, njëri 5 dhe tjetri 13-vjeçar. Deri më tani në Kosovë nuk dihet numri i saktë i fëmijëve të sëmurë me Covid-19, ndërsa dy foshnja të porsalindura kanë qenë të infektuara por fatmirësisht janë shëruar.