Transplantohet zemra e parë artificiale

0
944

Zemra e parë artificiale në botë i ishte transplantuar një pacienti në spitalin Georges Pompidou në Paris. Pacienti mashkull ishte me isuficiencë kardiake në fazë terminale.

Zemra artificiale ishte krijuar nga kirurgu francez, Alain Carpentier. Ajo është menduar për pacientët me infarkt në zemër në një fazë terminale. 100 mijë deri 120 mijë pacientët do të mund të përfitonin nga kjo teknologji në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Çmimi i shpikjes është vlerësuar nga analistët mes 140 mijë dhe 180 mijë euro. Një transplantim konvencional kushton 250 mijë euro në Francë dhe pothuajse një milion dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zemrës artificiale, e cila peshon sa 3-fishi i zemrës normale, do t’i duhet të paktën pesë vjet për t’iu përshtatur plotësisht organizmit.