Traktati për ndalimin e armëve bërthamore drejt hyrjes në fuqi

0
50

Traktati ndërkombëtar që ndalon armët bërthamore u ratifikuar nga një vend i 50-të, njoftoi OKB, gjë që mundëson hyrjen në fuqi brenda 90 ditëve të këtij teksti, që promovuesit e tij e gjykojnë historik.

Edhe pse traktati nuk është nënshkruar nga mbajtësit kryesorë të armëve atomike, aktivistët proshfuqizimit shpresojnë që hyrja e tij në fuqi të jetë më shumë se simbolike.

Ishte Hondurasi që u bë vendi i 50-të që ratifikoi traktatin, numrin nga i cili teksti hyn në fuqi.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti këtë ngjarje.

“Ky është kulmi i një lëvizjeje botërore për të tërhequr vëmendjen për pasojat njerëzore katastrofike nga çdo përdorim i armëve bërthamore”, sipas një komunikate të zëdhënësit të tij.

“Kjo përbën një hap të rëndësishë drejt eliminimit total të armëve bërthamore, që mbetet prioriteti më i lartë i Kombeve të Bashkuara përsa i përket çarmatimit”, shton komunikata.

Organizatat jo qeveritare, përshëndetën gjithashtu këtë ngjarje, veçanërisht Fushata Ndërkombëtare për Zhdukjen e Armëve Bërthamore (ICAN).

Kjo OJQ, që mori në vitin 2017 çmimin Nobel për Paqe për rolin në hartimin e traktatit, e përshëndeti si një progres historik.

“Sot, kjo është një fitore për njerëzimin dhe premtimi për një të ardhme më të sigurtë”, deklaroi në një komunikatë, Peter Maurer, president i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.