Traileri i filmit ‘Aladdin’ pritet të thyej të gjitha rekordet

0
47

Traileri zyrtar për filmin  ‘Aladdin’ të kompanisë ‘Disney’ u lansua të martën dhe duket që do jetë film i mrekullueshëm.

Aktorët kryesorë në film janë Will Smith si xhindi, Mena Massoud në rolin e Aladdin, dhe Naomi Scott si Jasmine.

Drejtor gjeneral i këtij filmi është Guy Ritchie, bashkëshorti i këngëtares botërore Madonna.

Ky trailer i ri zbulon më shumë rrëfime dhe gjithashtu zërat e personazheve kryesorë që këndojnë këngën klasike “Një botë e re e re”

Personazhe tjerë pjesëmarrës në film janë  Marwan Kenzar në rolin e Xhafarit, Navid Negahban si sulltani, Nasim Pedrad si Dalia dhe Billy Magnussen si Princi Anders.

Filmi ka të bëjë me jetën e Aladdinit që bie në dashuri me princeshën Jasminë dhe më xhindin që i ndihmon ata, përcjell gazetametro.

Filmi i parë ‘Aladdin’ doli në vitin 1992 dhe ishtë  vetëm i animuar.

Aladdin do të lansohet në kinema më 24 maj 2019 nga Disney.