Tony Blair kujton kohën kur Britania ndërhyu përmes NATO-s në Kosovë

0
52

“Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë, por keni arritur t’i tejkaloni”

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka kujtuar sot vendimin e tij për të iu bashkuar NATO-s në që të ndërhyjë në luftën në Kosovë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky vendim është marrë për të siguruar paqen në Ballkan.

Tutje ai ka përgëzuar popullin e Kosovës për progresin si dhe ka porositur që të punojnë drejt Bashkimin Evropian duke u shprehur i bindur se kjo do të jetësohet.

“Në vitin 1999, mora vendimin si Kryeministër i Britanisë për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s për të ndërhyrë në luftën në Kosovë, për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës.

Përpjekja siguroi një prani paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshje kornizë politike. Ky vendim u motivua nga vlerat tona të thella, një angazhim drejt drejtësisë dhe trajtimit të drejtë të të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh besimin ose kombin, dëshirën për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe një angazhim të sinqertë ndaj popullit të rajonit.

E dinim se sa e vështirë do të ishte përparimi dhe paqja, por gjithashtu besuam se populli i Kosovës dhe në të gjithë rajonin kishin kreativitetin, mençurinë dhe vendosmërinë për të adresuar sfidat e shumta që shtrihen përpara. Gjatë njëzet viteve të fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një brezi të ri kosovarë që e marrin të ardhmen e tyre në duart e tyre dhe kanalizojnë energjitë e tyre në ndërtimin e kombit. Unë përgëzoj popullin e Kosovës për këto përpjekje.

Përparimi do të kërkojë vendime të vështira dhe udhëheqje bindëse. Por ju e keni bërë këtë më parë dhe mund ta bëni përsëri. Kam besim të patundur se Ballkani më në fund do të ngrihet mbi sfidat e tij dhe do të marrë vendin e tij të vërtetë në botë. Pra, teksa reflektojmë për gjeneratat e humbura, vendosmëria jonë për të siguruar paqe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm duhet të vazhdojë.

Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë, por keni arritur t’i tejkaloni. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës. Kam besim se ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj.

Tony Blair

Ndërkohë sot në Kosovë po qëndrojnë ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit amerikan Medeline Albright. Ata do të marrin pjesë edhe në festimet për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.