Tjetër sulm në Francë: Pas vrasjes së tre policëve, kërkohet i dyshuari

0
84

Tre policë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore, teksa i përgjigjeshin një incidenti të dhunës në familje.

Sipas kanalit të lajmeve LCI, një burrë 48-vjeçar qëlloi oficerët të martën në mbrëmje në një fshat të izoluar afër Saint-Just në rajonin Puy-de-Dome, pasi policia u përpoq të shpëtonte një grua që ishte strehuar në një shtëpi.

Policët e vrarë ishin të moshës 21, 37 dhe 45 vjeç, tha Ministria e Brendshme,raporton The Guardian.

Kryetari i Saint-Just, François Chautard, tha se incidenti duket se kishte filluar me një mosmarrëveshje familjare dhe se njësitë e armatosura u dërguan në vendngjarje për të evakuuar banorët aty pranë dhe për të siguruar zonën.

Një polic u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos përpara se i dyshuari t’i vinte flakën shtëpisë së tij. Më vonë ai gjuajti përsëri, duke vrarë dy të tjerë.