Thaçi uron qytetarët: Për shkak të situatës me pandeminë të mbajmë distancën fizike dhe ta ruajmë shëndetin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Thaçi në një postim në Facebook shkruan se për shkak të situatës me pandeminë këtë herë duhet ruajtur distancën fizike dhe shëndetin.

“Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan presidenti.