Tërë sistemi arsimor në Kosovë fillon grevën të hënën

0
67

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur futjen në grevë që nga e hëna e ardhshme.

Madje SBASHK kanë thënë se janë të vendosur që mos të tërhiqen nga greva nëse nuk ngritët 30 për qind koeficenti i mësimdhënësve në projektligjin për paga.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Pavarësisht insistimit për mosfutjen në grevë, këshilli drejtues kanë qenë të prerë në marrjen e këtij vendimi.

“Më 14 janar i tërë sistemi arsimor do të futet në grevë. Nëse nuk ka ngritje 30 përqind të koeficientëve ne nuk do ta anulojmë grevën”, ka thënë Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK.