Temperaturat në rritje, nga dita e diel mundësi për reshje lokale shiu

0
55

Në ditët e ardhshme mbi vend do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të kushtëzojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell dhe vransira të ndryshueshme. Nga perëndimi do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.
Nga e diela fusha të presionit të ulët nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë në lindje të rajonit. Nën këto kushte priten mundësi për reshje lokale shiu, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por nga dita e hënë sërish do të shënojnë rritje.

23.04 – Pjesërisht vranët. Në mbrëmje me kthjellime.
24.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Gjatë ditës pak vransira lokale.
25.04-26.04 – Të shtunën ngrohtë, pjesërisht vranët. Ditën e diel vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje lokale shiu.
27.04 – Ngrohtë, pjesërisht vranët. DItën zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat në rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 21C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.