Të dielën, vjen shfaqja “Carmen”, nën udhëheqjen e koreografes Osipova

0
48

Nën udhëheqjen e ruses Natalia Osipova, e cila e ka përgatitur koreografinë, skenografinë dhe kostumet e shfaqjes “Carmen”, Baleti Kombëtar i Kosovës do tw prezantoj shfaqjen “Carmen”.

Shfaqja “Carmen”, ishte  prezantuar  për herë të parë para publikut në prill të këtij viti. Por, që nuk është bashkëpunimi i parë i koreografes Osipova me balerinët kosovarë. Pas shfaqjes “Vajza e braktisur”, të cilën e realizuan bashkë vitin e kaluar, Osipova pranoi ftesën e Baletit Kombëtar të Kosovës për një bashkëpunim të dytë.

Me këtë shfaqje ajo ka synuar të kapërcejë vijat klasike të baletit të famshëm “Carmen” dhe përveç temës së dashurisë që e gjejmë te kjo shfaqje, ajo ka ndërfutur edhe temën e lirisë, të cilën thotë se e ka bazuar edhe në historinë e popullit të Kosovës, shkruan OxygenPress.

Si asistentë koreografes Osipova i ndihmuan balerinët Jeta Musolli dhe Kreshnik Musolli, kurse muzika e shfaqjes “Carmen” është nga Georges Bizet.

Shfaqja “Carmen, do të prezantohen të dielën, me fillim nga ora 20:00./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu