“Të bëhesh nënë nuk është heqje dore nga liria, kauzat, aktivizmi”

0
57

Nga Rreze Abdullahu

Të bahesh nanë, nuk është absolutisht heqje dore nga liria, kauzat, dhe aktivizmi. Të bahesh nanë është përpjekje e shumëfishtë për ta gjetë lirinë, për ta ngritë kauzën dhe për t’i shërby aktivizmit.

Mes aktivistëve, bashkëmendimtarëve vetë ka shumë përpjekje për ta zhbërë rolin e grave që janë nana, e që janë bashkëshorte, ndonëse mund të jetë tendencë e pavetëdijshme që buron nga e kaluara jonë patriarkale se me të hyrë në martesë gruaja shndërrohet në mjetin e burrit. Është gabim!

Çdo grua e vetëdijshme për vlerat, besimet dhe qëndrimet e saj, lirinë mund të përpiqet ta gjejë kudo. Madje, duke konsideruar rrethanat, gratë në martesë janë dyfish trime kur ballafaqohen me realitetin patriarkal në një dimension tjetër, tashmë edhe si nana.

Përgjegjësia është më e madhe; dhe dëshira për lirinë, barazinë e drejtësinë sa shkon e bahet më e madhe, jo veç për veten, por edhe për fëmijën tënd