Tash kemi Ligjin mbi Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, dënohet kushdo që nuk i respekton masat

0
81

Me 77 vota për është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, që ka qenë inciuese e ligjit, i ka falënderuar deputetët që votuan për.
Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.
Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.