Statistikat e rajonit për Covid-19, Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja me shifra të frikshme

0
113

Shtetet e rajonit janë përfshirë nga një shpërthim i radhës i pandemisë Covid-19.

Vendet e rajonit me shifrat më të frikshme në 24 orët e fundit janë Sllovenia me 1,673 raste të reja dhe 5 viktima, shkruan Gazeta Shneta.

Kroacia qëndron edhe më keq me 2,421 raste të reja dhe 8 viktima, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka regjistruar 1,135 raste të reja dhe 11 viktima.

Serbia dhe Maqedonia kanë shënuar ngritje në ditët e fundit. E para ka regjistruar dje 614 raste të reja dhe 3 viktima, ndërsa Maqedonia 561 raste të reja dhe 22 viktima.

Shqipëria më 25 tetor ka shënuar 299 raste të reja dhe 4 viktima, ndërsa në Kosovë janë regjistruar 186 raste të reja dhe 2 viktima. /Gazeta Shneta/