Sot në Kosovë ka nisur Festivali i Filmit Frankofon

Ka nisur sot Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë. Hapja u bë me një konferencë për media nga  zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, së bashku me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe shefin e zyrës Belge, Jean-Lois Servais, në Aleancën Franceze të Prishtinës.

Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit zëvendësministrja ka shprehur konsideratat dhe vlerësimet më të larta për këtë ngjarje me bindjen që raste si ky ndikojnë dhe forcojnë krijimin e bashkëpunimit dhe partneritetit efikas dhe afatgjatë, mes vendeve dhe shoqërive.

Lidhur me këtë, bashkëpunime të tilla si ky me Aleancën Franceze tanimë e disa vite sikurse dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës Franceze, krijojnë mundësi dhe parakushte për përmbushjen e objektivave të promovuara historikisht e ndër dekada nga Frankofonia sikurse vlerat demokratike, mbrojtja e të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik e social, promovimi i diversitetit kulturor dhe dialogut mes kulturave”, ka thënë ajo./OxygenPress.info