Sot me diell, java që po vjen e ftohtë

0
36

Në fundjavë kryesisht mot i ngrohtë, me vransira dhe diell. Në fillim të javës së ardhshme ftohtë me mundësi për reshje të dobëta bore.

Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu që do të sjellin mot të ngrohtë.

Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku do të depërtojnë në fillim të javës së ardhshme, që ditën e martë do të sjellin mot të ftohtë, me erë edhe mundësi për reshje bore.

Edhe ditëve të fundjavës parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështuqë vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, kohëpaskohe në orët e mbrëmjes ka mundësi që të rriten edhe në të pashëndeteshme,

Sot do të jetë ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje pjesërisht vranët.

Të hënën butë, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë gjatë natës me rënie të temperaturave do të përzien edhe me borë. Të martën ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Paradite reshje të dobëta bore.

Të mërkurën kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica.

Temperatura e ajrit do të mbeten lartë mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 18C, e ditën e martë, minimalet do të zbresin në 1C, e maksimalet deri në 5C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s..
Shtypja atmosferike do të mbetet lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie.