Sot dita e parë e Fitër Bajramit

0
47

Pas tridhjetë ditë agjërimi sot besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër – Bajramit u fal në ora 05:36 minuta të cilit i priu Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Më pastaj pritja u bë në BIK si është traditë, ku qytetarë, ushtarakë, përfaqësues fetarë e shumë të tjerë ishin për urime.