Skënderbeu edhe në Budapest, mësojeni kush po e punon dhe pse po dërgohet atje

0
81

Ka nisur puna për realizimin e monumentit të Skënderbeut që do të vendoset në Budapest.

Duararti, skulptori  Agim Rada ka marr përsipër të riprodhojë bustin e Skënderbeut.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj thotë se është mënyrë për të mbajtur premtimin ndaj miqve hungarez.

Kjo po bëhet për shkak të miqësisë që Skënderbeu kishte me Janosh Huniadi. Për historinë dhe jetën e tij, oxygenpress.info do të sjell lajme në ditët në vijim.

“Hungaria ka përcaktuar një shesh, ndërkohë Shqipëria mori përsipër të dërgojë bustin. Pritet që në pranverë të jetë gati dhe të vendoset atje. Do mbajmë edhe fjalën, ngase po qojmë amanetin e të parëve, për të përkujtuar këtë lidhje dhe këtë aleancë shumë vjeçare” , tha Veliaj raporton oxygenpress.info

“Është vepër dinjitoze sepse e meriton. I kemi ndezur motorët dhe po përpiqemi ta bëjmë sa më shpejt”, tha Rada, raporton oxygenpress.info