Skema Ponzi në Shqipëri provokoi trazirat e vitit 1997

0
264

Skema piramidale është një investim i jashtëligjshëm ku investuesve u premtohen përqindje shumë të mëdha Interesi mbi shumën e investuar (e dhënë hua). Sidoqoftë, këto përqindje interesi nuk përputhen me asnjë llogjikë ekonomike. Paratë e dhëna hua nga investues së fundmi përdoren për të paguar investuesit e mëparshëm. Personat që organizojnë këto skema janë ata që përfitojnë më shumë, ndërkohë që investuesit që futen në lojë më vonë dalin më të humburit. Pra efekti është ai i piramidës, ku nga një bazë e gjerë huadhënësish arrihet në një kulm ku paratë e investuara dhe përqindjet marramëndëse të premtuara nuk mund ta paguhen më, pasi nuk ekziston një numër i mjaftueshëm investuesish të rinj për të mbuluar shumën. Është pikërisht ky momenti kur skema shembet.

Skemat piramidale në Shqipëri ishin skema Ponzi që degjeneruan Rebelimin e vitit 1997. Nisën veprimtarinë e tyre së pari më 1991, i pari që hapi një firmë piramidale ishte Hajdin Sejdia, asokohe këshilltar ekonomik i kryeministrit Fatos Nano pasi nisi punën për ndërtimin e pandehur të një hoteli në Tiranë, u largua me disa miliona dollarë.

Vendi mbeti i hapur për themelet dhe për vite me radhë u njoh si Gropa e Hajdin Sejdisë. Pas kësaj disa kreditorë u likuiduan por shumica jo. Besohet se pjesa më e madhe e shumave mbahet ndër bankat e huaja.

Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale, vlera nominale e shifrës të cilën kishin grumbulluar ishte 1.2 miliardë $