Si t’i ruajmë frutat dhe perimet?

0
2130

Frutat dhe perimet janë shumë të shëndetshme, të shijshme dhe të pasura me vitamina të ndryshme – por jo çdo lloj fruti ose perime duhet të futet në frigorifer pas blerjes.
Deponimi-magazinimi i tepërt ose i papërshtatshëm shkakton humbje të një sasie të vitaminës ose prishjen e saj.

Disa lloje të frutave dhe perimeve qëndrojnë shumë mirë në temperaturë të dhomës, për disa fruta dhe perime, nje ankes ose bodrumi i ftohtë është ideal.
Do të paraqes një pasqyrë se cilat pemë dhe perime të ruhen më mirë në frigorifer dhe cilat preferojnë një ambient të ngrohtë.


-Bananet marrin ngjyrë kafe dhe lagen në frigorifer. Edhe frutave ekzotike nuk u pëlqen temperatura dhe ambienti i frigoriferit. 

Të ndjeshme ndaj të ftohtit janë gjithashtu shumë perime që përmbajnë ujë,
si: trangujt, domatet dhe specat. Edhe patatet mos i ruani ne frigorifer
Disa fruta dhe perime gjatë qendrimit ne frigorifer lëshojnë gazin etilen, një gaz që përshpejton procesin e pjekjes. Meqë shumë fruta dhe perime janë të ndjeshme ndaj etilenit, ato prishen më shpejt.

Pra, duhet ti kushtoni vëmendje se çfarë varietetesh-lloje frutash dh perimesh ruani së bashku ne frigorifer.

Frutat të cilat janë të ndjeshme ndaj të ftohtit(Ruhen ne temperature mbi 16° C)
-Bananja
-Ananasi
-Feijoasi
-Guavasi
-Shega
-Plantainsi
-Mango
-Pjepri
-Papaja
-Shalqini

Frutat të cilat mund të ruhen edhe në firgorifer (në temperaturë nën 8 ° C)
Frutat të cilat duhet dhe mund të ruhen në hapsira më të ftohta, ose në frigorifer jane:
-Molla
-Kajsia
-Frutat e malit
-Dardha
-Fiku(Fiq)
-Qershia/vishnja
-Kivi
-Nektarina
-Fruti i kakisë(Hurma)
-Kumbulla
-Pjeshka
– Agrumet (p.sh. limoni, portokalli, mandarina, grejpfruti)
Agrumet duhet të ruhen më tepër në një vend të ftohtë, për shembull në një qilar të ftohtë ose në frigorifer.

Perimet e ndjeshme ndaj të ftohtit (të ruhen në temperaturë mbi 16 ° C)
-Patëllxhani
-Tranguj(kastravecë)
-Groshë e gjelbër
-Patate
-Kungull
-Bamje
-Spec i kuq
-Domatja
-Kungull i njomë(Kungulleshe)

Llojet e perimeve të cilat duhet të ruhen në frigorifer në temperaturë nën 8 ° C
-Karçofi
-Sallatë fletë(Sallatë e gjelbër)
-Lulelakëra
-Brokoli
-Bizeleja
-Lakëra
-Rrepka
-lakër brukseli
-Panxhar(rrepa e kuqe)
-Selino
-Shpargu
-Spinaqi
-Misër i ëmbël
-Qepa dhe hudhra e njomë